Komandanti i marinës ukrainase letër të hapur Papës: Mariupol është ferr në tokë, ndihmoni njerëzit

18/04/2022 16:16

Komandanti i marinës ukrainase në qytetin e Mariupolit, Serhii Volyna i shkroi një letër Papa Françeskut duke i bërë thirrje që të shpëtonte njerëzit që kishin mbetur në qytet nën bombardimet e rënda. 

Në letrën e publikuar Serhii Volyna, komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës, shkruante se ishte gati të luftonte deri në fund për të shpëtuar Uknainën.

Ai i drejtohet Papës duke i thënë se është i sigurt se ai mund të ketë parë shumë ngjarje të renda në jetën e tij, por ajo që po ndodh në Mariupol është ferri në tokë dhe shprehet se lutjet nuk mjaftojnë por i duhet ndihmë shumë e madhe për të shpëtuar njerëzit.

“Unë nuk i kam parë thirrjet tuaja drejtuar botës dhe nuk i kam lexuar të gjitha deklaratat tuaja të fundit, kam qenë duke luftuar për më shumë se 50 ditë në rrethim të plotë dhe gjithçka për të cilën kam kohë është një betejë e ashpër për çdo metër të një qyteti të rrethuar nga armiku. Ju ndoshta keni parë shumë në jetën tuaj. Por jam i sigurt që nuk keni parë kurrë çfarë po ndodh në Mariupol. Sepse kështu duket ferri në tokë. Kam pak kohë për të përshkruar të gjitha tmerret që shoh këtu çdo ditë. Në fabrikën [Azovstal], gratë me fëmijë dhe foshnja jetojnë në bunkerë. Në uri dhe të ftohtë Çdo ditë duke u shënjestruar nga aviacioni armik. Të plagosurit vdesin çdo ditë sepse nuk ka ilaçe, nuk ka ujë, nuk ka ushqim. Ka ardhur koha kur lutja nuk mjafton. Ndihmoni për t’i shpëtuar. Pas bombardimit të teatrit të dramës, askush nuk i beson pushtuesit rusë. Sillni të vërtetën në botë, evakuoni njerëzit dhe shpëtoni jetën e tyre nga duart e Satanait, i cili dëshiron të djegë të gjitha gjallesat.”- tha Serhii Volyna.

Top Channel