Një video ku duket kryqëzori “Moskva” teksa ka shpërthyer në flakë pop qarkullon në internet.

Megjithëse vërtetësia e pamjeve nuk është konfirmuar ende, duket se luftanije ruse është përfshirë e gjitha nga flakët para se të fundosej në Detin e Zi.

Anija e ndërtuar nga sovjetikët po luante një rol të madh në koordinimin e operacioneve të flotës jashtë Ukrainës. Rusia nuk ka dhënë shifra të viktimave në lidhje me Moskën, ndërsa Ministria e Mbrojtjes tha se ekuipazhi u shpëtua nga anije të tjera të flotës në zonë.

“Moskva” ishte luftanija e tretë më e madhe në flotën e Moskës, e pajisur me një sërë armësh kundër anijeve dhe nëndetëseve.

Kur Ukraina tha se kishte fundosur “Moskva” duke përdorur raketat e saj Neptun, lajmi u pa si një fitore e madhe, por Rusia ka një version tjetër të ngjarjes. Ajo pretendon se një shpërthim municionesh në bord shkaktoi zjarrin dhe më pas anija u mbyt. Rusia thotë se i gjithë ekuipazhi u evakuua në mënyrë të sigurt, ndërsa zyrtarët amerikanë mbështesin versionin ukrainas të historisë.

Gazeta “Novaya Gazeta Europe”, shkruan se rreth 40 marinarë mund të jenë vrarë, disa rezultojnë të zhdukur dhe shumë të tjerë janë plagosur. Në një intervistë me nënën e një marinari që ka qenë në bord, ajo u shpreh se djali kishte thënë në telefon se anija ishte goditur nga tre raketa nga toka.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel