Aleati i ngushtë i Putinit i mbajtur peng në Ukrainë: Më shkëmbeni me të burgosurit ukrainas

18/04/2022 17:49

Politikani pro-rus, Viktor Medvedchuk i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Vladimir Zelensky që ai të lirohet në këmbim të forcave ukrainase dhe civilëve të bllokuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Unë, Medvedchuk Viktor Vladimirovich, dëshiroj t’i drejtohem Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, me një lutje për palën ukrainase që të më shkëmbejë me mbrojtësit e Mariupolit dhe qytetarët e tij që janë sot atje. dhe nuk kanë mundësi për një dalje të sigurt përmes një korridori humanitar”, tha Medvedchuk përmes një video mesazhi.

Zelensky njoftoi javën e kaluar se Medvedchuk ishte arrestuar në një “operacion special”.

Është e paqartë nëse Medvedchuk, i cili është përballur me akuza për tradhti në Ukrainë po fliste kundër vullnetit të tij dhe ku e regjistroi videon.

Gruaja e tij, Oksana Marchenko, ka postuar video duke apeluar për lirimin e bashkëshortit të saj në këmbim të shtetasve britanikë të zënë rob nga forcat ruse në Mariupol.

Top Channel