Pasi akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes, Trump: Kemi qëlluar një anije me flamurin e tyre, tentoi të kalonte bllokadën detare 19/04 22:08
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk bëri me dije se dita e sotme nuk do të kishte asnjë korridor humanitar të hapur pasi nuk kishin rënë dakord me Rusinë.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje të biem dakord për armëpushimet në rrugët e evakuimit, prandaj për fat të keq, sot nuk po hapim korridore humanitare”, tha Iryna Vereshchuk.
Ajo tha gjithashtu se autoritetet ukrainase kishin kërkuar të hapeshin korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe trupave të plagosur nga Mariupol.
Ndryshe nga dita e djeshme e cila pati nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve, dita e sotme nuk kishte asnjë korridor humanitarë.
Top Channel