Të moshuarit ‘viktimat’ e harruara të luftës në Ukrainë

17/04/2022 16:20

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka detyruar me miliona njerëz që të zhvendosen , mes tyre dhe pjesën më vulnerable të shoqërisë, të moshuarit.

Në Dnipro një qendër kujdesi ka marrë përsipër të strehojë këto viktima të harruara të luftës. Një 85-vjeçare tregon se ajo u largua pikërisht për mos tju bërë barrë djalit të saj.

“Djali im ishte  sytë, duart, këmbët e mia. Nuk kam asgjë timen. Kur zgjohesha në mëngjes ai kujdesej për mua.  Duke parë situatën unë u mendova dhe vendosa të largohem.Vendosa të largohem për të shpëtuar djalin tim”, tha e moshuara.

Ndërsa një e moshuar tjetër e zhvendosur nga qyteti i Kramatorsk , thotë se dëshiron të kthehet një ditë sërish në shtëpinë e saj. 

“Do të kthehem në Kramatorsk nëse nuk është shkatërruar. Dua të kthehem nëse gjithçka është në rregull atje. Por tani për tani, Putini është çmendur”, tha Aleksandra.

Në këtë qendër strehohen edhe njerëz më aftësi të kufizuara dhe gratë e dhunuara nga ushtarët rus.

Top Channel