Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes 12 persona mbetën të lënduar pasi një sulmi me armë në një qendër tregtare në Columbia, Karolinën e Jugut, ndërsa tre persona janë arrestuar nga policia për ngjarjen.
Incidenti ndodhi në ambientet e qendrës tregtare Columbiana Centre, tha shefi i policisë së zonës William Holbrook.
Holbrook tha se tre persona të armatosur u arrestuan nga policia, megjithëse nuk është e qartë se sa njerëz qëlluan me armë.
Ai tha se policia beson se të shtënat nuk ishin një sulm i rastësishëm.
“Ne besojmë se individët që ishin të armatosur e njihnin njëri-tjetrin dhe kishte një lloj konflikti mes tyre që rezultoi në të shtëna me armë zjarri. Pra kjo nuk ishte një situatë ku ne kishim një person të rastësishëm që u shfaq në një qendër tregtare për të sulmuar me një armë zjarri dhe për të plagosur njerëz“.
Nga të plagosurit, 10 morën plagë me armë zjarri, mes tyre një i moshuar 73 vjeç, dhe një vajzë 15 vjeçare. Të gjithë të plagosurit thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën .
Top Channel