24/12 13:37
Besimtarët katolikë kudo në botë u lutën sot për fundin e luftës, teksa festonin Ringjalljen e Krishtit.
Më shumë se çdo kush paqen e kërkojnë ukrainasit, që për të 53-tën ditë zgjohen nga zhurma e sulmeve ruse dhe jetojnë me frikë për jetën e tyre dhe të afërmve të tyre.
Besimtarët ortodoksë në Ukrainë iu drejtuan kishave në meshën e së dielës për të ndezur qirinj, me besimin se lufta do të mbarojë dhe ata do të mund t’i rikthehen normalitetit.
Edhe pse dita e Pashkëve, bombardimet nuk ndaluan. Sipas zyrtarëve të rajonit të Luhanskut, këtë të diel u sulmua një një kishë në qytetin lindor të Severodonetsk.
Top Channel