BE shton ndihmat humanitare në Ukrainë me 50 milionë euro të tjera

17/04/2022 12:37

Komisioneri i BE-së, Janez Lenarçiç në një deklaratë të ditës së sotme tha se Bashkimi Evropian do të shtojë një ndihmë humanitare prej 50 milionë eurosh për Ukrainën e prekur nga lufta.

“Bashkimi Evropian do të ndajë një ndihmë humanitare prej 50 milionë eurosh për të mbështetur ata që janë prekur nga pushtimi rus në Ukrainë”, tha  Lenarçiç.

Paketa e ndihmës  përfshin 45 milionë euro për projektet humanitare në Ukrainë dhe 5 milionë euro për Moldavinë fqinje, pavarësisht se asnjë vend nuk është anëtar i BE-së.

Ai  tha se fondet do të përdoren për të nevojat urgjente humanitare duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, furnizim me  ujë të pijshëm , strehim dhe mbrojtje.

“Me miliona njerëz në lëvizje ose të bllokuar në zonat aktive të luftës, nevojat në Ukrainë janë tashmë masive. Tani, ne duhet të jemi të përgatitur për një rritje të mëtejshme të sulmeve të pamëshirshme të Rusisë ndaj Ukrainës, veçanërisht në lindje”, tha komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave.

BE deri më tani ka vënë 143 milionë euro për ndihmën humanitare në Ukrainë, ndërsa ky financim është pjesë e paketës së mbështetjes prej 1 miliard eurosh  e premtuar nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji.

Top Channel