Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën “Arrest shtëpie “ për tre punonjëse të IMT-së në bashkinë e këtij qyteti, të cilat po hetohen për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest shtëpie, por Gjykata e Elbasanit vendosi detyrim paraqitje.

Sipas informacioneve ato dyshohet se kanë lejuar një ndërtim pa leje, ndërsa nuk dihen detaje të tjera.

Top Channel