Një person ka vdekur dhe 18 janë plagosur pas një sulmi me raketa në rajonin Kharkiv të Ukrainës.
Sulmi ndodhi në një treg të hapur, sipas zjarrfikësve, të cilët u dhanë ndihmën e parë ukrainasve.
Më herët gjatë ditës së sotme, dolën raporte se forcat ruse kishin rifilluar sulmet e shpërndara në Kiev dhe Ukrainën perëndimore, pavarësisht orientimit të Kremlinit drejt një ofensive të re në lindje.
E goditur nga humbja e anijes së saj në Detin e Zi dhe sulmet e supozuara të Ukrainës në territorin rus, komanda ushtarake ruse paralajmëroi një ditë më parë për ripërtëritje të sulmeve në kryeqytetin e Ukrainës duke theksuar se kishte në shënjestër objekte ushtarake.
Ky ishte sulmi i dytë në zonën e Kievit gjatë dy ditëve të fundit.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit Lviv në Ukrainën perëndimore raportoi sulme ajrore në zonë nga avionët rusë Su-35 që u ngritën nga Bjellorusia fqinje.
Top Channel