Pakistani dënon sulmin e Izraelit ndaj xhamisë së Al-Aqsa, nxit botën të mbrojë Palestinën (fotot)

15/04/2022 18:45

Pakistani ka dënuar ashpër sot atë që quante “sulmin ndaj besimtarëve të pafajshëm në xhaminë Al-Aqsa Mosque nga forcat pushtuese izraelite.”

Ministria e jashtme e Pakistanit tha se sulme të tilla, veçanërisht në muajin e shenjtë musliman të Ramazanit, shkelin të gjitha normat humanitare dhe ligjet e të drejtave të njeriut.

“Ne lutemi për shërim të shpejtë të të plagosurve dhe përsërisin mbështetjen e patundur ndaj kauzës së Palestinës. Nxisim përsëri komunitetin ndërkombëtar të veprojë menjëherë për të mbrojtur popullin palestinez”, thuhej në të.

Për një paqe afatgjatë është thelbësore një zgjidhje me dy shtete e konfliktit, sipas rezolutave të OKB dhe të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, sipas kufijve të para vitit 1967 dhe me Jerusalemin si kryeqytet i një shteti palestinez kufitar me Izraelin, shtohej në deklaratë.

Ushtria izraelite përdori mbrëmë granata shurdhuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë besimtarët muslimanë në zonën Haram al-Sharif në xhaminë e Al-Aqsa në Jeruzalem.

Të paktën 205 njerëz janë plagosur dje nga sulmet në xhaminë Al-Aqsa dhe zona të tjera të  Jerusalemit lindor, duke përfshirë Portën e Damaskut në ‘Qytetin e vjetër’ dhe Sheikh Jarrah, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Tensionet kanë qenë të larta kësaj jave në zonat palestineze prej sulmeve të ushtrisë izraelite, që po kundërpërgjigjet me dëbime nga shtëpitë deh arrestime pas një sulmi me dy viktima nga një palestinez në veri të vendit.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin lindor, ku gjendet dhe xhamia Al-Aqsa, gjatë luftës së vitit 1967. Qyteti u aneksua në 1980, një lëvizje që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. /Anadolu/

FOTO GALERI
1/3
Ushtria izraelite përdori mbrëmë granata shurdhuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë besimtarët muslimanë në zonën Haram al-Sharif

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA