Policia e Kosovës ka bërë publike fotografitë nga katër sulmet ndaj tyre në tre ditët e fundit në rrugën që të dërgon në pikën kufitare në Bërnjak.

Konkretisht, sulmet janë kryer në Zubin Potok në komunat veriore të Kosovës, në kufi me Serbinë.

Para disa muajsh, policia ka mbyllur disa rrugë ilegale në këtë zonë.

Zyrtarë të policisë së Kosovës janë sulmuar me kallashnikovë e granata dore mëngjesin e sotëm, një incident ky që rikthen hijen e tensioneve në një zonë të vendit të prirur drejt tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pohoi në një konferencë për shtyp se ky është sulmi i katërt gjatë tre ditëve te fundit. Ai tha se efektivët janë sulmuar në kohën kur po ndërronin turnin. “Në veri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës, punonjësit e së cilës po shkonin për të kryer ndërrimin ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist ka qenë i qëllimshëm dhe shënjestronte zyrtarët policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai.

Mendohet se janë grupe të ndryshme ato që kanë ndërmarrë gjatë këtyre tre ditëve katër sulme në atë zonë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA