Vdekja e katër ushtarëve izraelitë/ Reagon ministri i Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet, gjaku i bijve tanë… 19/06 11:26
Mijëra qytetarë ukrainas vendosin çdo ditë të largohen nga vendi i tyre për një jetë më të sigurt, duke lënë kështu pas vendin e shkatërruar nga pushtimi rus.
Të zhgënjyer, të trishtuar, të lodhur, me çanta që mbajnë ushqim dhe rroba, qytetarët i janë drejtuar qytetit Zaporizhzhia, në një rrugë tranziti për të shpëtuar ‘kokën’ e tyre.
Autoritetet ukrainase po bëjnë të pamundurën për evakuimin e banorëve, por duke mos arritur të ndihmojnë secilin prej tyre, i kanë marrë ata me përparësi, duke u përqendruar kryesisht në Mariupol.
Banorët e qyteteve të tjera janë shprehur të zhgënjyer lidhur me këtë fakt pasi thonë se nuk kanë aq përparësi dhe rëndësi sa kanë banorët e Mariupolit
Top Channel