Foto/ Të zhgënjyer dhe të lodhur, qytetarët ukrainas largohen nga vendi për një jetë më të sigurt

15/04/2022 11:30

Mijëra qytetarë ukrainas vendosin çdo ditë të largohen nga vendi i tyre për një jetë më të sigurt, duke lënë kështu pas vendin e shkatërruar nga pushtimi rus.

Të zhgënjyer, të trishtuar, të lodhur, me çanta që mbajnë ushqim dhe rroba, qytetarët  i janë drejtuar qytetit Zaporizhzhia, në një rrugë tranziti për të shpëtuar ‘kokën’ e tyre.

Autoritetet ukrainase po bëjnë të pamundurën për evakuimin e banorëve, por duke mos arritur të ndihmojnë secilin prej tyre, i kanë marrë ata me përparësi, duke u përqendruar kryesisht në Mariupol.

Banorët e qyteteve të tjera janë shprehur të zhgënjyer lidhur me këtë fakt pasi thonë se nuk kanë aq përparësi dhe rëndësi sa kanë banorët e Mariupolit

FOTO GALERI
1/8

Top Channel