Zgjedhjet e “Rithemelimit”, Baci nga Roskoveci: Zgjedhjet janë të pranuara

14/04/2022 12:05

Komisioni i rithemelimit po organizon zgjedhjet për kryetar dege të Partisë Demokratike në Roskovec. Kandidatët janë Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi ndërsa deputeti Luan Baçi, shprehet se këto votime janë të rëndësishme për të ardhmen e partisë demokratike të fortë e të bashkuar ,pasi flasin faktet e përtej propagandës dhe nxjerrjes që bëjne disa individë që duan të demtojnë PD. ai akuzoi Aliebajn SE po nxijnë realitetin e PD

“Disa e quajnë veten ushtrues i komanduar i detyrës së kryetarit që në fakt nuk  është i tillë po nxijnë realitetin e PD, në fakt ja PD në Roskovec ky është realiteti. I ftoj të bëhen pjesë e garës e procesit  dhe realitetit, pasi ashtu siç dështuan me Kuvendin  e tyre të famshëm ku u ulen 5004 delegate në 1940 karrige po dështojnë çdo dite me propagandën e shpifjet e tyre”- tha Luan Baçi

Komisioni i Rithemelimit parashikon qe deri me  20 Prill të mbylle  zgjedhjen e strukturave të reja në bazë proces ky që po  thellon debatet në partinë demokratike pasi nga kritikët shihet si përçarës.

 

 

Top Channel