Vrasja në Glyka Nera/ Psikologia e çiftit: Nëna e Caroline i niste para, Babis nuk i jepte as 5 euro

14/04/2022 11:00

Greqi – Psikologia e Babis dhe Caroline ka zbuluar detaje për marrëdhënien e çiftit.

“Që në seancën e parë, 20-vjeçarja më rrëfeu se donte të merrte fëmijën dhe të largohej”, tha Eleni Mylonopulou për Caroline, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Glyka Nera.

Ajo e përshkruan Babis si njeri manipulues që kontrollonte plotësisht Caroline dhe nuk i jepte para.

“Sjellja e tij ndaj Caroline ishte manipuluese. Ishte shumë kontrollues. Shumë herë, Caroline nuk e kuptonte as veten, ndihej fajtore. E ëma i dërgoi para dhe ai i mori, por ajo nuk kishte as 5 euro me vete. Donte të bënte një kurs pastiçerie, por nuk kishte para. Nuk mund të shkonte askund pa e ditur ai. Çdo lëvizje e bënte me shokun e Babis që kishte taksi”, tha Eleni.

Psikologia, e cila foli në cilësinë e dëshmitares, deklaroi se “të nxirat në shpirtin e Caroline u pasqyruan në buzëqeshjen e saj” .

FOTO GALERI
2/7

Top Channel