Deputeti Gazment Bardhi i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story nga Sokol Balla në Top Channel tha se demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Alibeajt
“Alibeaj kishte dalë në një deklaratë publike dhe tha se kishte bërë ankim. Ne donim të ishim transparentë , Berisha në atë mbledhje në zyrën time tha se vendimet e gjykatave do duhet të respektohen, njoh të drejtën tuaj për të bërë ankim për vendimin e Zhukrit.
Bardhi gjithashtu u shpreh se Alibeaj kërkoi hapjen e një votimi në lidhje me shkarkimin e tij, pas kërkesës së Sali Berishës, por kjo kërkesë nuk u pranua.
Duhet ta pranojmë se nuk ka as 29 as 39. Kam marrë në mënyrë të vijueshme refuzimin e kolegëve se nuk ka asnjë shkak për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn, nuk u gjet asnjë shkak se ai duhet shkarkuar. Alibeaj ka kërkuar të votohet, kërkesë që nuk u pranua”, tha Bardhi.
PD-ja ndodhet ende në një krizë edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, pasi Grupi i Rithemelimit akuzon Alibeajn si vijues të lojës së Edi Ramës dhe Bashës për të përçarë PD-në.
Nga ana tjetër, Alibeaj nuk pranoi që Berisha të ishte pjesë e mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, por ky i fundit nuk e zbatoi urdhrin dhe u bë pjesë e tavolinës në selinë blu.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëhqjen duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.
Në mbledhje nuk mori pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.
Top Channel