“Balluku me 14 akuza penale dhe ende e lirë”, Bardhi për ish-zv.kryeministren: SPAK të veprojë me vendosmëri, drejtësia nuk mund të presë sinjale…
Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika, thotë Gazment Bardhi, pasi “Në 31 vite nuk ka lejuar të rritet një lidership në Partinë Demokratike”.
I ftuar në “Top Story”, deputeti u shpreh se “Sali Berishës nuk i intereson që PD-ja të jetë parti fituese e madhe. Ka nevojë për një parti të vogël që e kontrollon tërësisht”.
Sipas Bardhit, pas dorëheqjes së Bashës, Grupi Parlamentar duhet të punonte për ribashkimin, po Rithemelimi i drejtuar nga Berisha po e thellon përçarjen.
“Një hap ishte që 36 deputetë i kërkuan Bashës të bënte një hap Bashës. Sapo ndodhi kjo, grupi kërkoi të gjente një formulë bashkimi. Ajo që kërkonte pjesa dërrmuese ishte të mos përçahej baza e partisë. Dho sot ka një përçarje e tillë.
Sot Rithemelimi ka nisur procesin e zgjedhjes për kryetarët e degëve, por36 deputetë kanë qenë të përjashtuar. Disa e kanë kuptuar në kafe se po bëhen zgjedhje në qytet.
Në kërkonim të ngriheshin strukturat e partisë. Ndërkohë që kanë kërkuar votë, po bëjnë emërime“.
Top Channel