Ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetin port kyç jugor të Mariupolit dhe po planifikojnë të nisin një ofensivë pranë fabrikës së çelikut Azovstal.

Pranë kësaj, fabrike, thuhet se janë vendosur forcat ukrainase.

Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në infrastrukturën civile në rajonet Kharkiv dhe Zaporizhzhia në verilindje të Ukrainës.

Po ashtu, forcat ruse kanë dërguar 400 personel të përbërë nga ushtarakë me përvojë luftarake në Ukrainë si përforcime.

Top Channel