Shpendët që jetojnë më afër Ekuatorit janë më shumëngjyrësh se ata që jetojnë në afërsi të poleve.

Ideja origjinale e Çarls Darvinit se sa më tepër i afrohemi Ekuatorit aq më me ngjyra janë shpendët është mbështetur së fundi nga një studim i ri.

Shkencëtarët, të cilët studiuan fotot e më shumë se 24,000 shpendëve, zbuluan se ata më afër Ekuatorit janë më shumëngjyrësh se shpendët që jetojnë më afër poleve.

Großvogel Kasuar

Fotot nga koleksioni i Muzeut të Historisë Natyrore të Mbretërisë së Bashkuar në Hertfordshire, u analizuan me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Darvini ishte një nga njerëzit e parë që popullarizoi teorinë e evolucionit – shkolla e mendimit që thotë se gjallesat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe përshtaten, në mënyrë që të mbijetojnë në mjedisin e tyre.

Top Channel