Putin “pranon humbjen”, “tërhiqet” nga pushtimi i Ukrainës: Fokusi ynë, vetëm në Donbas!

13/04/2022 10:58

Për të parën herë, Vladimir Putin iu largua hapur objektivit të tij për një kontroll total mbi Ukrainën.

Presidenti rus e bëri të qartë se fokusi tani është vetëm në rajonin e Donbasit, në lindje të vendit, ku separatistet pro-ruse luftojnë që prej 2014-ën me forcat e Kievit. “Qëllimi ynë është liria e njerëzve që jetojnë në Donbas, të cilët ndiejnë se kanë një lidhje të pashkatrrueshme me Rusinë”, tha Putin i cituar nga New York Times.

Përmes tërheqjes nga rajoni i Kievit, Moska shpreson të shpëtojë fushatën e saj me një përqendrim në Donbas, ku luftohet qe pasi Putini vendosi te aneksoje Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Që atëherë, Moska mbështet separatistët ne ketë rajon. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pohoi me heret se nje “betejë e vështirë” do të zhvillohet në lindje dhe se Rusia është duke mbledhur trupat dhe pajisjet për një ofensivë masive.

Unë gjithmonë kam menduar se çfarë mendon të bëjë Kremlini me këtë territor tani? Ata e kanë sulmuar dhe dëmtuar atë, kanë vrarë civilët dhe çfarëdo supozimi që mund të ketë pasur se ato janë pjesë rusofile të Ukrainës, kjo gjë nuk qëndron me, thotë eksperti Lawrence Freedman .

Sipas tij, ka sugjerime se Putini po synon të marrë kontrollin e infrastrukturës dhe civilëve, sa më shumë që është e mundur, sipas parimit se nëse ai nuk mund ta ketë Ukrainën, as ukrainasit nuk mund ta kenë atë.

Ky është sqarimi i vetëm që më vjen në vend, shprehet Freedman, sepse në të kundërtën mënyra si po zhvillohet kjo luftë është në kundërshtim me ato që Kremlini i konsideron si objektiva.

Top Channel