Vrasja në Glyka Nera/ Përplasen në gjyq Babis dhe polici dëshmitar: Ti nuk e ke prekur fare fëmijën!

12/04/2022 11:26

Pas dëshmisë së policit në seancën gjyqësore, vetë i akuzuari Babis mori fjalën për t’i drejtuar pyetje dëshmitarit Christos Vardikos. Ai ishte i pari që dëshmoi gjyqin e Babis Anagonstopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij në banesën e tyre në Glyka Nera.

I pandehuri: “Më vjen keq që thua se pas ngjarjes kam përqafuar vajzën time dhe më ke parë duke u dridhur. Të dhashë fëmijën të zbriste shkallët shëndoshë e mirë dhe për disa orë e mbajta në krahë derisa erdhën prindërit. Ti e mbajte fëmijën rreth 2 minuta… Më bën përshtypje që e thua këtë”.

Dëshmitari: “Unë jam ai që të solla diçka për të veshur që të mos ftohesh dhe të solla këpucët dhe të dhashë telefonin për prindërit. Nuk e ke marrë fare fëmijën në krahë. Më pas ka ardhur ambulanca por nuk e mbaj mend se kush e ka sjellë” .

I pandehuri: “Kur erdhi ambulanca, unë isha në makinë me fëmijën. Duke zbritur shkallët u shokova, thatë që nuk pata asnjë reagim kur pashë qenin”.

Dëshmitari: “Nuk pashë asnjë reagim nga ju. Unë pashë ftohtë në një mjedis të tillë dhe mendova se si do të reagoja nëse do shihja një qen të ngordhur, gruan e vdekur dhe foshnjën mbi të.”

I pandehuri: “Ky njeri që patë ishte në gjendje shoku që jeta sapo u tret para tij …”

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA