OKB: 4.8 milionë fëmijë të zhvendosur nga Ukraina prej pushtimit rus

12/04/2022 11:21

4.8 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan vendin, sipas OKB-së.

Drejtori i programeve emergjente të UNICEF-it, Manuel Fontaine tha se numri i fëmijëve që kishin ikur nga vendi ishte i pabesueshëm.

“Ata janë detyruar të lënë gjithçka pas, shtëpitë e tyre, shkollat dhe anëtarët e familjeve të tyre”, tha ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sipas Sky News.
Kam dëgjuar histori të hapave të dëshpëruar që prindërit po ndërmarrin për t’i çuar fëmijët e tyre të sigurt dhe fëmijët janë të trishtuar që nuk mund të kthehen në shkollë.”

Shifrat vijnë pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya pretendoi se Rusia kishte marrë më shumë se 121,000 fëmijë nga Ukraina dhe thuhet se kishte hartuar një projekt-ligj për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procedurat e birësimit për jetimët dhe madje edhe ata që kanë prindër dhe të afërm të tjerë.

Shumica e fëmijëve u larguan nga qyteti port i rrethuar jugor i Mariupol dhe u dërguan në Donetskun lindor dhe më pas në qytetin rus të Taganrog, sipas Kyslytsya.

Top Channel