Gjenden gjashtë persona të vrarë në një bodrum jashtë qytetit të Kievit

12/04/2022 17:00

Gjashtë civilë janë gjetur pa jetë në bodrumin e një ndërtese jashtë qytetit të Kievit ditën e sotme.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës e ka bërë të ditur lajmin ku ka thënë se trupat që u gjetën ishin vrarë me armë zjarri dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e krimeve të luftës që po kryen Rusia në Ukrainë.

 “Trupat e gjashtë civilëve me plagë me armë zjarri u gjetën në një bodrum gjatë një inspektimi të një rezidence private”, tha prokurori i përgjithshëm, duke shtuar se vrasjet ndodhën në Brovary, jashtë kryeqytetit Kiev.

Deklarata nuk identifikon të dyshuarit në këtë rast, por përmend vrasjen e civilëve nga anëtarët e shërbimit rus gjatë okupimit.

 

Top Channel