“Dashuria ime a je mirë?” Polici rrëfen sjelljen e çuditshme të Babis pasi vrau gruan: E tundte foshnjen si kukull

12/04/2022 10:36

Christos Vardikos është polici që mori foshnjen e mitur të Babis Anagonstopoulos pas vrasjes së gruas së tij në Glyka Nera. Ai ishte i pari që dëshmoi gjyqin e Babis. Së bashku me kolegët, kishin nxituar për të shkuar në banesën e çiftit pasi morën njoftimin se kishin rënë pre e grabitësve.

Si dëshmitar i ngjarjes makabre, ai përshkroi skenën e tmerrshme që kishte parë në shtëpi: Caroline e vdekur, Lidia pranë trupit të saj dhe qeni i vrarë.

Gjatë dëshmisë së tij, përshkroi me detaje se çfarë pa sapo hyri në shtëpi.

“Dëgjuam zërin që na kërkonte të ngjiteshim lart. Teksa po shkonim, pamë qenin e varur dhe kuptuam se kishte ndodhur diçka e rëndë. Ne hymë në dhomë dhe pamë viktimën e shtrirë që dukej se kishte vdekur dhe i akuzuari ishte i prangosur në të majtë të krevatit. Ai kishte shirit në gojë dhe në sy. Edhe vajza që kishte vdekur ishte e lidhur. Fëmija ishte pranë saj.”

Për të akuzuarin tha: “Sapo e zgjidhëm, ai u ul në krevat dhe po mbështetej tek gruaja e tij për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai e tundi fort dhe e pyeti ‘Dashuria ime a je mirë?’”

Më pas kërkoi të merrte foshnjen në krahë, për të cilën polici rrëfen: “Unë ia dhashë por kishte lëvizje të çuditshme pasi e tundte fëmijën si kukull, ndaj ia hoqa nga duart”. “E çuditshme” e cilësoi edhe oficeri i policisë sjelljen e të pandehurit 34-vjeçar, i cili mund të dukej i tronditur në pamje të parë, por më vonë dukej më i qetë.

Detaji që e nxori zbuluar ishte qetësia dhe mënyra se si kishte kontaktuar me policinë.

“Na bëri përshtypje se si na telefonoi. Ai tha se e hodhi telefonin nga komodina dhe e shtypi me hundë për të na njoftuar. Kur e menduam me qetësi, e kuptuam se diçka nuk shkonte. Ai nuk qau kur i thashë se gruaja kishte vdekur dhe më kërkoi që të mbaja foshnjen.”

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA