Fermerët e serrave diellore në Lushnje po nxjerrin këto ditë prodhimin në treg.

Fatmir Arapi ka kultivuar domate të cilën po e shet me çmimin 150 lek kilogrami.

Fatmir Arapi, fermer: Spërkatjet janë të shtrenjta, do ju hedh ta marrin nga bima por është shtrenjtë. Në muaj i bie goxha pleh, do pleh të hajë kjo.

Bedri Cekrezi thotë se këtë vit çmimet kane ndryshuar duke nisur që nga fidanët me 10 lek me tepër ndërsa inputet bujqësore janë trefishuar. Nëse  një sperkatje vitin e kaluar kushtonte 2400 lek, tani  shkon në 6 mijë.

Por një tjetër problem mbetet abuzimi me çmimin e shitjes, ku sipas fermerëve ate e vendos tregtari. Ata shprehen se nëse domatja nga serrat e tyre del me çmimin 160 lek ne Tirane ajo shitet me 300.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA