Kurthi i ri i Ukrainës, tela me gjemba inteligjentë, pajisja pret kabllot me fibra optikë që kontrollojnë dronët
Holanda, Suedia dhe Gjermania kanë premtuar 2.7 milionë dollarë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të mbështetur hetimin e saj të krimeve të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.
Ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg u takuan nëpërmjet videokonferencës me Kryeprokurorin e I Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, në një takim të thirrur nga Ministri i Punëve të Jashtme holandeze Wopke Hoekstra.
Pas takimit, Hoekstra tha: “Ngritja e Gjykatës Penale është një nga rrugët më të rëndësishme drejt drejtësisë për ukrainasit. Holanda dëshiron që të ndiqet drejtësia për viktimat e pushtimit rus”.
Hoekstra premtoi mbi 1 milion dollarë në emër të Holandës në ICC për të mbështetur hetimin e saj ndërsa Gjermania tha një një njoftim për shtyp së në lidhje me hetimin e krimeve do ta mbështesë Ukrainën me 1 milion dollarë shtesë në gjykatë.
Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde njoftoi në një deklaratë se Suedia do të sigurojë gjithashtu një gjysmë milioni euro shtesë, duke thënë se Gjykata ka nevojë për mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar.
Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ndau 8 milionë dollarë të dedikuara për të mbështetur dhe trajnuar prokurorët ukrainas në hetimin e krimeve të mundshme të luftës.
ICC hapi zyrtarisht një hetim mbi situatën në Ukrainë më 2 mars.
Top Channel