Tjetër humbje për Putinin! Vritet oficeri i nëntë i lartë rus në Ukrainë

11/04/2022 14:21

Një oficer i lartë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë, duke u bërë i fundit në një vargun e 8 oficerëve të tjerë të rangut të lartë rusë që u ekzekutuan që nga fillimi i luftës, 46 ditë më parë.

Sipas BBC, koloneli Alexander Bespalov ishte komandant i Regjimentit të Tankeve të 59-të të Gardës. Nuk dihet se ku dhe si u vra.

Një postim, që supozohet të jetë nga motra e Bespalovit, thoshte se “është e pamundur të shprehësh me fjalë se çfarë dhimbje ndjen kur humb një person të afërt dhe të dashur“.

Të premten, Ukraina pretendoi se rreth 19,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftime. Më 25 mars, Rusia vendosi shifrën e saj të viktimave në 1,351.

Top Channel