Spanja u jep mbrojtje të përkohshme rreth 52 mijë ukrainasve

11/04/2022 16:24

52.000 refugjatëve ukrainas u është dhënë urdhër mbrojtjeje në Spanjë, ku 39% e tyre janë të mitur. Ky urdhër mbrojtjeje është i përkohshëm dhe është miratuar për çdo kërkesë të paraqitur nga refugjatët ukrainas.

Numri i fëmijëve refugjatë ukrainas që ndjekin shkollat spanjolle pothuajse është dyfishuar në javën e kaluar në një total aktual prej më shumë se 13,000 studentësh, thuhet në deklaratë.

Qendrat e pritjes së qeverisë spanjolle për të ndihmuar refugjatët ukrainas, të cilët janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi i Rusisë, tani janë duke operuar në kryeqytetin e Madridit dhe në qytetet portuale mesdhetare të Barcelonës, Malaga dhe Alicante.

Shumë refugjatë ukrainas kanë shkuar në këto qendra pritjeje për ndihmë fillestare, megjithëse disa të tjerë gjetën ndihmë direkt nga rreth 114,000 ukrainas që tashmë jetonin në Spanjë përpara fillimit të luftës, thanë zyrtarët javët e fundit.

Top Channel