Nxirren sërish trupa viktimash nga rrënojat në Borodyanka

11/04/2022 22:13

Kërkimet në rrënojat në Borodyanka të Ukrainës vijojnë, ndërsa numri i viktimave shtohet çdo ditë.

“Trupat e shtatë personave janë nxjerrë nga nën rrënojat e dy blloqeve të larta të banimit të shkatërruara në qytetin Borodyanka”, tha shërbimi i emergjencave të Ukrainës.

Qyteti ka pasur një numër të lartë sulmesh që nga fillimi i luftës, ndërsa forcat ruse janë tërhequr tashmë nga kjo zonë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se situata në qytetin Borodyanka është “më e tmerrshme” se sa në Bucha, ku Ukraina akuzoi Rusinë për krime lufte.

Pas akuzave nga Ukraina, reagimet errdhën edhe nga Moska, e cila ka mohuar të ketë kryer ndonjë krim lufte.

Top Channel