“Nën petkun e diplomatit”, Franca dënon 6 rusë me akuzën e spiunazhit

11/04/2022 22:30

Franca ka dëbuar 6 zyrtarë rus me akuzën e spiunimit. Ministria e jashtme franceze tha se vendimi u mor pas një hetimi të gjatë, ku u vërtetua se të 6 shtetasit rus nën petkun e detyrës diplomatike, po kryenin veprime që minonin interesat e shtetit francez.

Ishin shërbimet e inteligjencës ato që zbuluan operacionin të dielën.

Gjashtë agjentë rusë që vepronin nën detyrën diplomatike, aktivitetet e të cilëve u zbulua se ishin në kundërshtim me interesat tona kombëtare, janë shpallur persona non grata”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Në një postim në Twitter, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se ata kishin kapur një rrjet agjentësh rusë që punonin pas krahëve të tyre.

Franca nga ana tjetër deri më tani ka dëbuar 35 diplomatë rus. Në atë kohë Franca i përshkroi veprimet e tyre si kërcënim për sigurinë e tyre.

Një numër i madh shtetesh kanë dëbuar diplomatë rus, sidomos pas vrasjeve të civilëve në qytetin e Bucha, ku me qindra trupa u gjetën në rrugët e qytetit dhe në  varre masive.

 

Top Channel