Lufta/ Lavrov: Operacioni ushtarak nuk do ndalojë në Ukrainë, gjatë bisedimeve për paqe

11/04/2022 15:55

Moska nuk ka ndërmend të ndalojë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë para raundit të bisedimeve për paqe. Deklarata u bë nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror, Lavrov tha se Presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar ushtrinë të ndalonte aksionet e saj gjatë raundit të parë të bisedimeve mes negociatorëve të Rusisë dhe Ukrainës.

Por pozita e Moskës ka ndryshuar prej asaj kohe tha ai. Lavrov tha se nuk sheh asnjë arsye që të vijojë bisedimet me Moskën.

Gjithashtu gjatë intervistës, Lavrov kërkoi nga zyrtari i lartë i BE, Josep Borrel, të ndalojë dërgimin e armëve në Kiev, pasi sipas tij kjo shënon një pikë të madhe kthese në politikën europiane.

Top Channel