Krimet e luftës, ekipi francez shkon në Kiev për t’i verifikuar

11/04/2022 14:36

Një ekip francez ka mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar hetuesit vendas të verifikojnë akuzat për krime luftë në kryeqytetin Kiev.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori francez, Etienne de Poncins, i cili tha përmes një njoftimi në Twitter se ishte vend i parë që ofron mbështetje të tillë.

Pretendimet për vrasje të civilëve në Bucha shkaktuan zemërim global javën e kaluar. Ukraina pretendon se rreth 1,222 trupa u gjetën në zonat afër Kievit, pas largimit të trupave ruse.

Nga ana e saj, Rusia mohon se ushtarët e saj ishin fajtorë.

Top Channel