Çfarë po ndodh! Rusia përdor armë kimike në qytetin e Mariupolit

11/04/2022 23:02

Rusia ka përdorur armë kimike në qytetin e Mariupolit.

“Rusia ka përdorur një “substancë të panjohur” në qytetin port kyç të Mariupolit”,  tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE.

Me anë të një postimi në Twitter, Ivanna Klympush shtoi se Rusia ka përdorur “armë kimike” në sulm.

Zyrtarët e inteligjencës britanike dhe amerikane kanë paralajmëruar se ka një shqetësim serioz pasi  Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike.

Në Konventën e Armëve Kimike të vitit 1997, ndalohet zhvillimi, përdorimi ose grumbullimi i armëve kimike, deri më tani nuk ka fakte nëse Rusia i ka përdorur ato.

Top Channel