26/12 22:29
Rusia ka përdorur armë kimike në qytetin e Mariupolit.
“Rusia ka përdorur një “substancë të panjohur” në qytetin port kyç të Mariupolit”, tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE.
Me anë të një postimi në Twitter, Ivanna Klympush shtoi se Rusia ka përdorur “armë kimike” në sulm.
Zyrtarët e inteligjencës britanike dhe amerikane kanë paralajmëruar se ka një shqetësim serioz pasi Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike.
Në Konventën e Armëve Kimike të vitit 1997, ndalohet zhvillimi, përdorimi ose grumbullimi i armëve kimike, deri më tani nuk ka fakte nëse Rusia i ka përdorur ato.
Top Channel