Brenda qelisë së Roula Pispirigou, hiqen çarçafët dhe ndërrohet dysheku për të shmangur vetëvrasjen (FOTO)

11/04/2022 12:28

Pas akuzave se ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare dhe dyshimeve se ka marrë jetën edhe 2 të tjerave, Roula Pispirigou u vendos në një qeli të vetme.

Pjesën më të madhe të kohës e kalon duke folur në telefon për orë të tëra me motrën, nënën dhe dy avokatët e saj. Disa herë ka telefonuar dhe ish bashkëshortin e saj Manos Daskalakis, por ai sa herë që shihte që e telefononte një numër sekret, nuk përgjigjej.

E vetmja bisedë që patën ishte nga qendra e paraburgimit një ditë para se Pispirigou të kërkonte falje për ngjarjen ndërsa ai mbështeste çdo akuzë ndaj saj.

Ndërsa është transferuar në burgun e Kyrodallos, në pamjet e siguruara nga Protothema, duket se e kanë vendosur në një nga dy qelitë e katit të parë.

Mësohet se janë siguruar që të ndryshojnë dyshekun që të mos marrë flakë, kanë hequr çarçafët për të përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes ndërsa në vend të peshqirëve të mëdhenj, kanë vendosur peshqirë të vjetër.

Përveç kësaj, nuk lejohet që të mbajë në qeli çakmak apo shkrepëse për të ndezur cigaren. Ndërsa pikturat që janë në mure, nuk janë vendosur as krijuar nga Pispirigou.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA