Etika shqyrton kërkesën e PS-së, kërkohet 2 muaj përjashtim nga Kuvendi të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut

12/10/2026 10:05

Sekretariati i Etikës pritet të vendosë sot për kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me dy muaj nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pas incidenteve të ndodhura gjatë votimit të Reformës Territoriale, kur sipas socialistëve, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të mazhorancës.

Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë socialistë, veprimet e Bardhit dhe Balliut cilësohen si incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike.

Nëse Sekretariati i Etikës miraton kërkesën e mazhorancës, dy deputetët demokratë do të përjashtohen për dy muaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Gjatë periudhës së përjashtimit, ata nuk do të përfitojnë as pagën përkatëse.

Top Channel