Ukraina tha këtë të diel se forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit vodhën substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës tha se trupat ruse hynë në magazinën e bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca radioaktive.

“Edhe një pjesë e vogël e tyre është vdekjeprurëse nëse trajtohen në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia, duke shtuar se vendndodhja e tyre aktualisht nuk dihet.

Në fillim të kësaj jave, ministri i Energjetikës së Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie rrezatimi bërthamor, duke shtuar se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.

“Ata gërmuan tokën, mblodhën rërë radioaktive në thasë për fortifikim dhe e thithën këtë pluhur”,  tha Gulashchenko në Facebook të premten pasi vizitoi zonën.

Top Channel