Parlamenti voton mocionin e mosbesimit, bie qeveria në Pakistan

10/04/2022 17:07

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan është shkarkuar ditën e sotme nga Parlamenti pas një votimi mosbesimi.

Ky votim ndodhi pas krizës që kishte ‘pushtuar’ vendin nëntë muajt e fundit. Mocionin e mosbesimit e votuan pro 174 zyrtarë dhe kjo është hera e parë që një kryeministër pakistanez shkarkohet me mocion mosbesimi të paraqitur nga opozita.

Khan ka humbur shumicën e parlamentare pasi deputetë nga partia e tij dhe aleatët kryesorë si Lëvizja Muttahida Qaumi, një parti me qendër në qytetin limanor të Karaçit, u larguan nga koalicioni qeverisës.

Në komentin e tij të parë pas humbjes së votës së mosbesimit, kryeministri i rrëzuar Imran Khan të dielën shkroi në Twitter: “Pakistani u bë një shtet i pavarur në 1947; por lufta për liri fillon sërish sot kundër një komploti të huaj të ndryshimit të regjimit. Është gjithmonë populli i vendit ata që mbrojnë sovranitetin dhe demokracinë e tyre.”

Top Channel