Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Në vizitën surprizë në Kiev, kryeministri britanik Boris Johnson takoi presidentin Volodymyr Zelensky për të treguar mbështetjen e tij për popullin ukrainas.
Një zëdhënës i Downing Street tha se udhëheqësit diskutuan mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe folën për paketën e re prej 100 milionë paundësh të ndihmës financiare dhe ushtarake për vendin.
“Ne po përgatisim një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë ndaj luftës së vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë“, tha Johnson në një postim në Twitter.
Armët antitank dhe anti-ajror, si dhe të ashtuquajturat “dronë vetëvrasës”, të cilët enden në fushën e betejës përpara se të sulmojnë objektivin e tyre, janë ndër pajisjet që Britania e Madhe është zotuar të sigurojë.
“Johnson është një nga kundërshtarët më parimorë të pushtimit rus, një lider në presionin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Mirë se erdhe në Kiev, miku im!“, citohet të ketë thënë Zelensky.
Top Channel