Ukrainasi i bashkohet Flamurtarit/ Futbollisti 16-vjeçar kthehet si refugjat lufte në Vlorë

08/04/2022 15:22

Bogdan Kalinicenko është një portier që mbërriti në Vlorë si refugjat nga Ukraina.

16-vjeçari sot aktivizohet me Flamurtarin.  Para luftës, ai luante me një ekip lokal në Ukrainë.

Kam ardhur me nënën dhe vëllain tim në Shqipëri pasi është një  vend i sigurt dhe ne ndihemi të qetë këtu, ndërsa në Ukrainë  kam lënë babanë dhe gjyshërit. Ardhja ime në Vlorë  nuk është e rastësishme  pasi kemi ardhur në këtë qytet bregdetar gjatë verës për pushime”, thotë Bogdan Kalinicenko.

Bogdani është trishtuar, por stërvitja e bën të harrojë për pak çaste luftën:

“Kur erdha për pushime kam vizituar stadiumin. Është shumë e çuditshme, pasi dikur u pata thënë djemve të  ekipit ‘do të luajmë dy skuadrat një ndeshje’[ dhe fati e sjell qe unë të luaj sot me këtë  skuadër. Ndihem mjaft mirë me ekipin dhe atmosferën këtu. Por nuk e di nëse në  vijim do të jem pjesë  e skuadrës pasi më duhet të mendohem mirë për këtë  vendim”.

Për trajnerin e Flamurtarit Dritan Resuli,pranimi I lojtarit për stërvitje pranë ekipit do të thotë solidaritetit me Ukrainën dhe popullin  e saj në këto ditë të vështira.

Dhjetëra ukrainas që ikin nga lufta strehohen në Vlorë. Shumë prej tyre nuk duan të abuzojnë me bujarinë dhe po kërkojnë  punën.

Top Channel