Raketat godasin stacionin e trenit në Kramatorsk ku po evakuuoheshin ukrainasit, raportohet për 30 të vdekur

08/04/2022 10:59
Stacioni i trenit në Kramatorsk

Dy raketa kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk, sipas kreut të sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.

Sipas informacioneve paraprake, 30 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Kramatorsk ishte një nga stacionet në lindje të vendit që ende funksiononte. Mijëra njerëz kanë qenë në pritje për t’u evakuuar në kohën kur raketat goditën stacionin. Oraret e evakuuimit po publikoheshin nga autoritetet lokale, ç’ka do të thotë se autorët e sulmit e dinin se aty në atë moment do të kishte një numër të lartë ukrainasish.

Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA