Intesa Sanpaolo Bank Albania prezanton Atalanta Football Camp: 120 fëmijë do të jenë pjesëmarrës në këtë kamp

08/04/2022 14:48

Intesa Sanpaolo Bank Albania prezanton, për herë të parë në Shqipëri, organizimin e Atalanta Football Camp, i cili do të zhvillohet në Tiranë nga data 1 deri në 3 qershor, në kuadër të aktiviteteve që do të organizohen përgjatë “Javës Italiane – 1 deri më 7 qershor 2022”.

Ky event sportiv i dedikohet fëmijëve të moshave 8 deri në 12 vjeç dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania është partneri kryesor i këtij projekti në bashkëpunim me Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo.
Ky kamp futbolli do t’i ofrojë një mundësi të veçantë 120 fëmijëve; të cilët vijnë nga familje në nevojë, familje të klientëve të Bankës si dhe fëmijëve të stafit; të mësojnë mbi aftësitë, teknikat dhe sekretet e të performuarit shkëlqyer në këtë sport, të stërviten nga trajnerët më të mirë të skuadrës së të rinjve të Atalanta B.C.

Një konferencë për media u organizua gjatë ditës së sotme ku u prezantua eventi sportiv Atalanta Football Camp me pjesëmarrjen e z. Marco Elio Rottigni – Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo, z. Alessandro D’Oria – Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, z. Romano Zanforlin – Drejtori i Departamentit të Marketing i Atalantës, z. Stefano Bonaccorso – Koordinator i aktiviteteve për të rinjtë dhe z. Rolando Bianchi – futbollist i dikurshëm dhe aktualisht Trajner i ekipeve të të rinjve. Përgjatë konferencës u prezantuan për të gjithë të pranishmit dy video mesazhe – një video mesazh nga Berat Djimsiti, lojtar i skuadrës kombëtare shqiptare të futbollit dhe lojtar i Atalanta B.C si dhe një video mesazh i Luca Percassi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Atalanta B.C.

“Grupi Intesa Sanpaolo ka pasur gjithmonë një qasje shumë të fortë ndaj kauzave sociale. Përkushtimi afatgjatë ndaj kulturës së përgjegjësisë sociale të korporatave luan një rol të rëndësishëm në një vend si Shqipëria, që ka prej vitesh lidhje të ngushta dhe të qëndrueshme ekonomike dhe sociale me Italinë” tha Marco Elio Rottigni, Drejtori i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo. “Grupi është prezent në Shqipëri prej vitit 2008 me Intesa Sanpaolo Bank Albania, një nga bankat më të rëndësishme dhe inovatore në vend. Falë një pozicioni të tillë, ne jemi në gjendje të ofrojmë shërbime financiare si për individët ashtu edhe për korporatat në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke qenë gjithashtu veçanërisht të lumtur të pasurojmë rolin tonë si bankë me ndikim në komunitet, falë edhe projekteve si ky, të cilat shprehin kontributin tonë në gjithëpërfshirje, veçanërisht pasi fëmijët janë në qendër të vëmendjes dhe kujdesit social.”

Alessandro D’Oria u shpreh: “Dhjetorin e kaluar Intesa Sanpaolo Bank Albania iu akordua çmimi nga publikimi prestigjioz ‘The Banker’ si ‘Banka më e mirë me ndikim në komunitet për vitin 2021’; ky çmim tregon një përpjekje të vazhdueshme të Bankës tonë për të përkrahur komunitetet vulnerabël në Shqipëri. Këto përpjekje do të vijojnë dhe në të ardhmen në përputhje me planin e biznesit. Intesa Sanpaolo Bank Albania është pararojë e aktiviteteve të larmishme të ndërrmara në kuadër të përgjegjësisë sociale të korporatës, si edhe për përkushtimin e saj në promovimin dhe ndërthurjen e vlerave italiane dhe ato vendase në fushën e kulturës, artit dhe sportit, për të përmendur vetëm disa. Atalanta Football Camp është eventi i parë prezantues, pasi shumë të tjerë do të organizohen në të ardhmen në fushat e kulturës, mjedisit dhe teknologjisë. Është një privilegj për mua që këtë vit; i cili është dhe viti im i parë në Shqipëri; Banka jonë; jo vetëm po organizon një event të tillë sportiv, por dhe se ky aktivitet sportiv do të ketë si vlerë të shtuar përmbushjen e përgjegjësisë sociale të gjithë projektit; duke vijuar në këtë mënyrë bashkëpunimin tonë me OJF-në Sanità di Frontiera dhe OJF-në SHIS Albania për përfshirjen e fëmijëve nga familje në nevojë dhe për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë”

z. Zanforlin foli për bashkëpunimin ndërmjet skuadrës së Atalantës dhe Grupit Intesa Sanpaolo dhe kënaqësinë për organizimin e një projekti të tillë; ndërkohë që z. Bonaccorso dhe z. Bianchi iu referuan detajeve teknike të aktivitetit dhe qëllimit të tij. Në video mesazhin e tij, z. Djimsiti shprehu entuziazmin e tij për mundësinë që do t’i ofrohet fëmijëve për të paraqitur talentin e tyre në futboll ndërsa z. Percassi foli për mundësinë që ky event sportiv do të ofrojë në zbulimin e talenteve të reja në futboll.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorim të ngushtë të nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë. Faqe zyrtare: www.intesasanpaolobank.al

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë vendase – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimin dixhital dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërrmarjet që janë në pronësi të plotë të saj për zhvillimin e produkteve, menaxhimin e aseteve dhe sigurimeve. Përkushtimi i vazhdueshëm në lidhje me parimet e QMS-së nga ana e Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie për projekte me ndikim social dhe mjedisor deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për ekonominë qarkulluese, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për të arritur Zero Neto deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një përkrahës i angazhuar i kulturës italiane, Grupi Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e tij të muzeve, Galleri d’Italia, për të prezantuar trashëgiminë artistike të bankës por dhe si një hapësirë për zhvillimin e projekteve prestigjioze kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA