Shqipëria duket se do i bashkohet vendeve që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore.

Paralajmërimi vjen nga kryeministri Edi Rama në prezantimin e rezultateve të Këshillimit Kombëtar.

Nisur nga rezultatet, 60% e shqiptarëve kanë votuar pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe 29% e tyre janë shprehur kundër, në pyetësorin që sipas kreut të qeverisë kanë marrë pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë.

“Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor do hapim fronte të reja pune në funksion të rritjes ekonomike. Çfarë qytetaret kane thënë do të bëhet” u shpreh Rama në përgjigje të interesit te medias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA