Japonia planifikon të nxjerrë në treg 16 milionë fuçi rezerva nafte

07/04/2022 17:21

Japonia planifikon të nxjerrë në treg rreth 16 milionë fuçi rezerva nafte, ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet të stabilizojë tregun pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Stabilizimi i tregut të energjisë është shumë i rëndësishëm dhe ndërsa ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje vendeve prodhuese të naftës për bashkëpunimin e tyre, Japonia do të bëjë menjëherë atë që mundet,” u tha gazetarëve kryeministri japonez Fumio Kishida.

Joe Biden, presidenti i SHBA, njoftoi javën e kaluar se SHBA do të lëshonte një milion fuçi në ditë naftë bruto për gjashtë muaj nga Rezerva Strategjike e Naftës , qw wshtw edhe nxjerrja e sasisw mw tw madhe ne treg në historinë e SHBA.

Nw Mbretërinë e Bashkuar, çmimet e karburanteve kanë arritur nivele rekord mes paqëndrueshmërisë në treg të shoqëruar nga inkursioni i Vladimir Putin në Ukrainë.

Top Channel