Ushqimi për gjënë e gjallë që prej muajt shkurt blegtorëve u kushton më tepër. Fermeri nga Kolonja e Fierit, Erjon Kocci, thotë se rritja e shpenzimeve në fermë i ka vendosur blegtorët në vështirësi ekonomike.

Sipas tij nëse blegtorët do të mbështeten me lek për çdo litër qumësht, atëherë edhe numri i stalla në vend do të shtohej.

Erjon Koçi: “Në qoftë se do të mbështeteshim për litër qumështi do të kishte ecuri në te gjitha fermat në Shqipëri. Është diferencë e madhe sot mar 10 mijë lek për lopë në qoftë se do të ishte për liter qumësht do merrnin nga 50-70 mijë lek pasi varion nga litrat e qumështit.“

Fermat e vendeve të rajonit, e konkurrojnë qumështin dhe mishin e gjësë së gjallë të vendit tonë në sasi dhe çmim. Në vitin 2021 në Shqipëri janë importuar 5 milion litra qumësht më tepër se sa të një viti më parë. Sipas ekspërtit të bujqësisë, Ndoc Fasllia, Shqipëria do të importojë më pak qumësht nga rajoni nëse fermeri do të mbështet jo vetem lek për krerë, por edhe për litër qumësht.

Ndoc Fasllia: “Sigurisht nëse do të kishte një mbështetje për qumështin e dorëzuar, kjo do të ishte mbështetje e madhe për fermerët,pasi kostoja e prodhimit të qumështit krahasuar me vendet e rajonit edhe mishit po ashtu edhe 30-40% mëe lartë. Kjo përshak të mungesës së subvencionit”.

Subvencioni 10 mijë lekë për çdo kokë gjëdhë, dhe 1.200 lekë për bagëtinë imët, si dhe përfitimi i naftës falas vetëm për ata fermer që kultivojnë ushqimin e gjësë së gjallë, sipas zv\ministrit të bujqësisë, Dhimo Kote, qeveria është duke aplikuar politikat e duhura mbështetëse për sekton e blegtorisë.

Dhimo Kote: “Para dy vjetësh ka qenë mbështetja në qumësht. Nga problemet që lindën përsa i përket problemit të tërheqjes së faturave,dorëzimit të faturave në fabrikë u krijua një vonësë dhe moslikuiditet. Blegtoria mbështet për krerë pra është e njëjta gjë kjo mbështetje i kalon fermerit si për krerë ashtu edhe për qumështin.”

Fermeri thotë se blegtoria në vendit e rajonit mer vëmendjen e duhur nga shteti, pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, fermeri mbështet pët tokën e mbjellë, për çdo litër qumësht si dhe për numrin e krerëve. Por Erjoni thotë se do të kënaqej nëse ministria e bujqësisë do ta shpërblente atë për cdo litër qumësht pa limit.

Erjon Koçi: “Ajo do të ndihmonte pasi është një diferencë 50-60 mijë lekësh do të ishte investim për fermën do të ishte mbulim i kostove të shpenzime që kemi tani me rritjen e çmimeve të koncetratit, plehrave kimike etj.

Vitet e kaluara, dyshemeja e mbështetjes për blegtorinë ka qenë 5 krerë për gjedhë, por këtë vit do të marin para nga shteti vetëm ata fermerë që kanë mbi 10 krerë lopë dhe mbi 100 kokë dele ose dhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA