Forcat ruse i kanë fokusuar përpjekjet e tyre kryesore në një operacion “agresiv” që synon vendosjen e kontrollit të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ka pasur gjithashtu sulme të vazhdueshme në zonat lindore të vendit, por pa sukses.

Shtabi tha se forcat ruse po vazhdojnë gjithashtu përpjekjet e tyre për të sulmuar Mariupol, një nga qytetet më të bombarduara dhe më të dëmtuara në Ukrainë. Trupat ukrainase kanë më shumë se dyzet ditë që po mbrojnë sulmet në qytet.

Gjithashtu pretendohet se Rusia po vazhdon të përdorë në mënyrë aktive municione të ndaluara nga ligji ndërkombëtar, sipas BBC.

Top Channel