Atë e bir u plagosën për të shpëtuar të moshuarën nga grabitësit/ Heroi shqiptar në New York: Nuk pendohem, do ta bëja sërish

06/04/2022 13:59

38-vjeçari Louie Suljoviiç dhe babai i tij Qazim Suljoviç, 68-vjeç nga Ulqini u plagosën të shtunën e kaluar në New York, teksa përpiqeshin të shpëtonin një të moshuar nga grabitësit.

Ngjarja ndodhi në picerinë e tyre në Queens të New Yorkut, ku një grua 61-vjeçare ra pre e grabitësve. Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri. E moshuara u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga njëri prej grabitësve.

Në një lidhje për “Shqipëria live”, Louie thotë se do të bënte të njëjtën gjë, sa herë që të shohë se dikush ka nevojë për ndihmë.

Nëse dikush ka nevojë për ndihmë, gjithmonë do të bëj të njëjtën gjë. Për sa kohë ndihmoj dikë, për mua nuk ka shqetësim”.

Me prejardhje nga Ulqini, i lindur në Amerikë, gjatë intervistës ai thotë se është shqiptar dhe do ta vizitojë Shqipërinë sa herë të ketë mundësi.

“Kam lindur në SHBA, babai i ka emigruar në Amerikë, babai na ka rritur në mënyrën e duhur për të bërë gjënë e duhur. Kam që në vitin 2020 pa ardhur, e kam vizituar çdo verë Shqipërinë. Preferoj Ulqinin, ku kam dhe të afërmit e mi”.

E moshuara u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga prapa dhe pasi e kishin shtyrë ia kishin grisur çantën me thikë.

Babë e bir morën vlerësime nga Këshilli bashkiak, ndërkohë që për ta është hapur dhe një fondacion në GoFoundMe, për të ndihmuar në shërimin e Qazimit.

“Louie dhe babai i tij janë ndër qytetarët më të mirë që ka Neë Yorku. Ne i falënderojmë ata për trimërinë e tyre dhe iu urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia amerikane.

 

 

 

Top Channel