Drejtuesi i një prej mjeteve që përfundoi në një kanal në një aksident mbrëmjen e kaluar në Maliq është arrestuar këtë të hënë, pasi rezulton se ka qenë në gjendje të dehur në timon.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq.
51-vjeçari me iniciale J.L. që drejtonte mjetin tip “Renault” u përplas me mjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale B.C., që po ashtu është vënë nën hetim.
Në makinën me targa greke ishin një çift bashkëshortësh ndërsa në makinën me targa shqiptare ishin dy djem. Nga përplasja e fortë e mjeteve që përfunduan në një kanal anësh rrugës ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë 17-vjeçarja me iniciale J.E. Të lënduar më lehtë janë drejtuesi i “Toyota-s” dhe 58-vjeçari me iniciale A.M.,pasagjeri i mjetit tip “Renault”.
Të dyshuarit do të hetohen nga prokuroria e Korçës për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Top Channel