‘Rebelohet’ Qukësi, banorët kundër shkrirjes: Prrenjasi nuk bashkohet me Librazhdin

09/09/2026 12:13

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit organizoi dëgjesën e parë me qytetarët në kuadër të Reformës Administrative Territoriale, nga 6 të tilla të parashikuara.

Në Njësinë Administrative Qukës qytetarët u shprehën në unanimitet kundër bashkimit të Prrenjasit me Librazhdin, duke renditur edhe arsyet e këtij kundërshtimi.

Por nuk munguan as ata që dëgjesën e cilësuan si farsë, pasi Komisioni Parlamentar duhet të kishte marrë më herët mendimet e tyre madje kërkuan llogari nga deputetët e zonës, të cilët sipas banorëve duhet të rreshtohen krah popullit me votën e tyre kundër.

Banorët e Njësisë Administrative Qukës në Bashkinë e Prrenjasit kërkuan të dokumentohet mendimi i tyre dhe të reflektohet në vendimmarje për të treguar seriozitetin e këtyre takimeve, ku zëri i popullit dëgjohet dhe kjo nuk është thjesht farsa e radhës.

Top Channel